Lulzim Basha: “Prioriteti ynë është t’i japim fund krizës politike”

Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha, i pyetur në Shkodër sot nëse i referohet ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës “nga jashtë”, shprehimisht tha:

“Nuk ka zgjidhje nga jashtë, zgjidhja do të vijë nga brenda.

Nga jashtë do të kemi miq, siç kemi pasur miq dhe me çdo përpjekje tonën për të mundur antivlerën që nga dita e parë e ndryshimeve në vend, nga diktatura në demokraci, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimën, as duke parë nga qielli.

Kjo krizë zgjidhet duke u bashkuar, duke marrë fatin tonë në duart tona.

Prioriteti ynë është t’i japim fund krizës politike.”

Loading...