Lulzim Basha: “Unë jam politikani më pro evropian,që ka sot Shqipëria”

Me kryetarin e Republikës së Re, Lulzim Bashën, çuditë nuk kanë fund.

Mbrëmjen e djeshme, në studion e emsionit “Zonë e lirë” të Arian Çanit, Lulzim Basha e cilësoi veten e tij si politikanin më europian që ka pasur Shqipëria.

“Sa i përket Lulzim Bashës, sa më përket mua, unë jam politikani më pro evropian, më evropian në radhë të parë, që ka sot Shqipëria. Ndoshta nesër vjen dikush tjetër më evropian se unë, por deri më sot, politikan më evropian se unë nuk ka”, tha Lulzim Basha.

Por, nëse shikon faktet gjithçka është krejt e kundërta e asaj që pretendon Lulzim Basha.

Lulzim Basha është politikani i akuzuar për lobime ruse në SHBA, nga kompani offshore.

Me firmën e Lulzim Bashës është bërë financimi nga një kompani lobimi në SHBA, për të siguruar një foto me presidentin Donald Trump dhe mbështetjen në Kongresin amerikan.

I ka dhënë nga xhepi apo ja kanë dhënë rusët kjo nuk dihet, por fakti është se 150 mijë dollar janë paguar në SHBA nga një kompani ruse, për të mbështetur Lulzim Bashën.

Në muajin nëntor të vitit 2017, agjencia e lajmeve BIRN publikoi një material të plotë mbi fondet që PD kishte paguar për të siguruar mbështetje në administratën e lartë amerikane.

Nga ana tjetër, ishte edhe revista investigative amerikane “Mother Jones”, e cila publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollar nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

Denoncimi u publikua edhe te Zëri i Amerikës, New York Times dhe bëri një zhurmë të madhe në Shqipëri. Askush nuk foli për detajin që lidhet me foton e Lulzim Bashës, raportuar në dhjetor dhe një vizitë të tij të mundshme në Edinburg, ku sipas mediave amerikane ka qendrën kompania Binniata Trade LP, e cila në skandalin e denoncuar ka paguar 150 mijë dollar për PD-në, kompanisë amerikane Muzin.

Kompani ruse, burime të dyshimta, udhëtime të rastësishme në zonat e këtyre kompanive, por edhe heshtja dhe qëndrimet kontradiktore të vetë Lulzim Bashës, bëjnë që dyshimet të thellohen më tej.

Por, ka edhe një tjetër detaj. “Lul Perëndimori” sikurse i pëlqen ta quajë veten, ka filluar të sillet si oriental, ka dalë edhe kundër ndërkombëtareve.

Ambasadorët po i shkojnë një e nga një në zyrë. Ai po kërkon të faktorizohet jo si perëndimor por si oriental, si një radikal që nuk e njeh perëndimin.

Ai që thoshte se nuk bëj revolucion se jam lider perëndimor, se më telefonojnë Merkel e Trump e më thonë e more pushtetin me dhunë. Ai që thoshte se nuk i djeg kurrë mandatet, kur studentët ishin në rrugë, vetëm dy muaj më vonë, ka filluar të sillet si radikal.

Ka bojkotuar parlamentin dhe mori vendimin për djegien e mandateve të deputetëve. Në asnjë veprim nuk e shohim si Europian, sikurse pretendon.

Prandaj, Lulzim Basha bën mirë të sqarojë dyshimet për lobimet ruse në radhë të parë, e pastaj këto të tjerat që vinë pas.

Nëse mendon se me heshtje do i kalojë dhe “çudia më e madhe, zgjat vetëm tre ditë”, gabohet. Me heshtjen e tij, skandali vetëm sa do të thellohet./CNA

Loading...