Lulzim Basha vijon takimet me qytetarët: “Saranda nuk ka nevojë për lëmoshë, për mëshirë, por vetëm për një qeveri që i dëgjon”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimin me qytetarët në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Nga Saranda, lideri i selisë blu theksoi se kjo maxhorancë synon të uzurpojë edhe Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të grabisë tokat e shqiptarëve me anë të ligjit për “Koorporatën”. Ai kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tha se metodat e tij të gabuara e kanë renditur Shqipërinë të tretën në botë për korrupsion. Kryeopzitari tregoi edhe planet se si do veprojë PD-së kur të vijë në pushtet.

“Nëse shkelmojmë të ardhmen e vogëlusheve shqiptarë duke iu sulur pronave, Unë jam plot me shpresë dhe besim se këto janë orët e fundit të një tiranie të shumicës mbi pakicën.

Shqiptarët nuk do të lejojnë zhytjen e vendit në diktaturë.

Ne duam një Gjykatë Kushtetutës të pavarur dhe sipas kushtetutës. Ne duam një prokurori të pavarur, duam një SPAK me prokurorë trima që nuk mbrojnë por godasin kriminelët.

Ata kanë frikë nga aferat korruptive. Të tretët në botë për korrupsion. Këtë e thotë raporti, dhe ka pyetur bizneset, iu ka pyetur ju për këtë. Zotimi është vendosja e barazisë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit bëhen me vepra, jo me fjalë.

Ne do të çlirojmë biznesin nga terrori. Një vend, një qytet si Sranda nuk ka nevojë për lëmoshë, për mëshirë, por vetëm për një qeveri që i dëgjon. Ky është zotimi i parë i PD dhe kështu do të jetë qeveria që do të vijë”-tha Basha.

Loading...