Vala e parë e dorëheqjeve ka përfshirë PD e Korçës duke bërë që numri i atyre që mbanin poste drejtuese të shkojë në 65.
Pasi pak ditë më parë dhanë dorëheqjen e parevokueshme, 14 anëtarë të kryesisë përfshirë edhe kryetarin e sekretarin e saj, 51 dorëheqje të tjera janë bërë të ditura zyrtarisht.
Përmes një deklarate është bërë me dije se bëhet fjalë për 51 kryetarë, sekretarë grupseksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas të cilët kanë lënë postet e tyre. Shkak për këtë valë dorëheqjesh janë bërë pakënaqësitë për kryedemokratin Basha që sipas tyre e ka kthyer PD në një parti klienteliste.
Kjo është goditja e dytë që merr PD në Korçë brenda pak ditësh ku janë dorëhequr 65 persona nga postet drejtuese duke zgjedhur të jenë vetëm anëtarë.