Lumi Shkumbin po u gërryen tokat bujqësore, protestojnë banorët e Shushicës

Banorët e Shushicës në Elbasan po protestojnë për gërryerjen e tokave bujqësore nga lumi Shkumbin. Banorët pretendojnë se lumi u ka gërryer 4 hektare toke bujqësore.

Ata kërkojnë ngritjen e pritave pasi toka është e vetmja mënyre mbijetesë. Janë 18 familje që rrezikohen nga gërryerja e lumit Shkumbin.

Në mbështetje të protestuesve është dhe deputeti i PD Luciano Boci, i cili u shpreh se situata është shumë serioze.

“Është me të vëretë serioze, situata kemi marrë tokën me tapi këtu, nuk është bërë asnjë investim. Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë shpenzimet atyre nga shteti ndërkohë që nuk kanë asnjë investim. Problemi e thamë nuk është i ri, është agravuar vitet e fundit për shkak dhe të devijimit që ka Shkumbini. Gjë që nuk u realizua.

Problemi është jetik, janë 18 shtëpi që mbajnë anëtarët e tyre, të cilët mbajnë jetën nëpërmjet tokës. Dhe ato kanë humbur hektarë dhe sot mëgjithëse, paguajnë detyrimin ndaj tokës. Është mpakur toka. Pra jemi përballë një tragjedie të vërtetë. Ajo që kërkojmë ne duhet një fond, nga fondi i emergjencave.”– u shpreh Boci.

Loading...