Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në kantierin e Lungomare 2 në Vlorë.
Pavarësisht vlerësimit të punës, kreu i qeverisë nuk i kurseu edhe kritikat ndaj kryebashkiakut Dritan Leli.
Kryeministrit mesa duket i kanë vrarë syrin disa gropa, për të cilat kritikoi Dirtan Lelin dhe urdhëroi atë që ato ti rregullonte vetë dhe mos prite tenderim.
“Mos prit për ato rregullimet atje se nuk ka sens që i lini ato….shikoje shikoje….”, i thotë Rama Lelit ndërsa ky i funditv i thotë: “Ato tani i kam tenderuar”
“Jo, jo lere tani…ato duhen rregulluar, 2 metra gropa janë aty rregulloi vete, nuk ka tani apo pastaj. Tenderuar?! Çtenderuar, ajo bëhet për dy minuta. Rrinë aty dhe bëhen gangrenë”, i përgjigjet ashpër Rama./realnews