Gjatë një takimi të zhvilluar këtë të shtunë me me kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako dhe projektuesit e Lungomares në Plazhin e Durrësit, kryeministri Rama ka thënë gjithashtu se pjesë e projektit është dhe një ndërhyrje në det me një shqiponjë.
Kreu i qeverisë tha se kemi mundësinë që të bëjmë një ndërhyrje në det ashtu siç është bërë edhe në vende të tjera, me një shqiponjë në det që të jetë një zonë turistike dhe nga e cila bashkia mund të nxjerrë dhe përfitime.
“Kemi mundësi për një plazh të bukur me një rërë të bukur. Mendoj ta bëjmë një ndërhyrje në det siç është palma, sic kanë bërë vende të tjera. Me një shqiponjë në det që të jetë zonë turistike, e ndërtuar e re komplet nga A-ja te ZH-ja dhe aty bashkia mund të nxjerrë dhe përfitime. Një shqiponjë do ta bëjmë në det që të duket. Duhet të ecim më tutje dhe të kemi kujdes me përdorimin e materialeve të drurit që të mos na degradohen|”, tha Rama.