Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko është vënë sërish në qendër të kritikave pas postimit të një fotoje të tij përballë një hartë, gjatë mbledhjes së këshillit kombëtar të sigurisë.
Sipas ekspertëve dhe gazetarëve të huaj në këtë hartë shihet qartë ai që mund të quhet plani për pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë këtu ndërhyrjen dhe lëvizjen e trupave, objektivat për t’u sulmuar dhe ndarja e vendit në 4 pjesë.
Pak orë më parë u raportua se ushtarët bjellorusë hynë në territorin e Ukrainës, diçka që u mohua nga vetë presidenti Lukashenko.
Loading...