19 200 tonë prodhime bujqësore të freskëta u eksportuan nga tregjet e Lushnjës dhe Fierit, gjatë muajit maj 2020, në më shumë se 23 shtete të rajonit, BE-së e më gjerë.
1 500 trajlera me prodhime bujqësore, janë eksportuar gjatë muajit maj, nga qendrat e grumbullimit në Lushnjë dhe Fier, ndërsa krahas rritjes së sasisë së prodhimit për eksport është zgjeruar edhe harta e shteteve të huaja ku shkojnë produktet ‘Made in Albania’.
Rritja e prodhimit bujqësor vendas, që tashmë po hyn në sezonin e pikut të prodhimit të bollshëm, është reflektuar në treguesit pozitivë të eksporteve bujqësore por edhe në furnizimin e tregjeve të vendit me këto produkte.
Statistikat e qendrës së eksporteve në Vlorë, tregojnë se eksportet bujqësore gjatë muajit maj 2020 nga Lushnja dhe Fieri, u rritën me 23 kamionë trajlera më shumë se në të njëjtën periudhë një vit më parë.
Eksportet bujqësore shqiptare tashmë kanë konsoliduar pozitat në tregjet e huaja dhe po zgjerojnë shitjet me kultura si qepë, karota, lakër, domatja, përveç vendeve si Itali, Austri, Gjermani, Rumani edhe në vendet skandinave/atsh