Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Britaninë e Madhe pasi është kapur duke kultivuar kanabis në një banesë në Abingdon të Anglisë.
33-vjeçari Shkëlqim Marku ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Fiat” e regjistruar në një qytet tjetër. Kjo ka tërhequr vëmendjen e policëve të cilët e kanë mbajtur nën monitorim për disa kohë, derisa e kanë përë të hyjë në banesë.
Në orën 02:00 pas mesnate, policia vendosi të bastisë banesën, ndërsa Marku u hodh nga dritarja por arratia e tij nuk zgjati shumë. Brenda banesës u zbuluan 300 bimë kanabisi.
Akuza i tha gjykatësit se Marku, i cili kishte që në moshën 15 vjeç që jetonte nëpër shtete të ndryshme të Europës dhe së fundmi ishte vendosur ilegalisht në Britaninë e Madhe, se shtëpia ishte e mbushur në çdo cep të mundshëm me kanabis.
Ndërsa Marku e pranoi krimin, ai iu lut gjykatësit që të vendosë vetëm për dëbimin e tij në Shqipëri. Megjithatë togat e zeza vendosën ta dënojnë me 8 muaj burg./Shqiperiaime