Prefekti i qarkut Gjirokastёr, Astrit Aliaj, ka pritur ditёn e sotme nё ambientet e institucionit tё Prefektit, mёsues dhe nxёnёs me origjinё shqiptare nga Ukraina.
Nё fjalёn e tij pёrshёndetёse Prefekti i qarkut i uroi mirёseardhjen dhe i falёnderoi pёr vizitёn e veçantё nё qytetin e Gjirokastrёs, njëkohësisht edhe origjina e shumё personaliteteve tё njohura si Eqrem Çabej, Ismail Kadaresё, Musine Kokalarit etj.
Prefekti i qarkut theksoi datёn e sotme si njё ditё historike e simbolike nё historinё e Kombit Shqiptar, Dita e Lidhjes sё Pizrenit. Me anё tё copёzave tё historisё shqiptare, Prefekti inkurajoi nxёnёsit tё pёrdorin burimet e shumta të informacionit pёr t’u njohur edhe mё shumё me historinё dhe vlerat e vendit tonё, nё mёnyrё qё tё mbajnë gjallë kulturën e prejardhjes së tyre.
Mёsuesit dhe nxёnёsit nga Ukraina falёnderuan Prefektin e qarkut pёr mikёpritjen e ngrohtë dhe shprehёn vlerёsimet e tyre pozitive pёr qytetin e gurtё dhe Shqipёrinё.
Nё pёrfundim të kësaj vizite, Prefekti i qarkut i ka dhuruar nxënësve libra artistik tё pёrkthyera nё gjuhёn shqipe tё autorёve tё huaj dhe atyre shqiptarë, si një kujtim simbolik nga vendi i tyre i origjinës./atsh