Një grua ka humbur jetën pasi është qëlluar disa herë nga bashkëshorti i saj me mjet të ftohtë.
Ajo u gjet e pajetë në apartamentin e saj pasi nuk kishte mundur që t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur më 26 gusht, por u publikua në media ditën e sotme. Gazeta zvicerane “BLICK” raporton se shkak i krimit ka qenë kërkesa e gruas për divorc, por nuk janë bërë ende publik identitetet e tyre të plota.
Ai vinte dorë mbi të prej disa kohësh dhe e frikësonte se do t’u merrte jetën familjarëve të saj, nëse ajo e linte.
Megjithëse Luiza ishte transferuar në një tjetër apartament ku jetonte sëbashku me 4 fëmijët e tyre kishte edhe urdhër mbrojtje, vazhdonte të ndihej e frikësuar nga i shoqi pasi ai e kërconte vazhdimisht.
Ajo u gjet e pajetë e mbuluar në gjak në apartament, pasi ai e goditi pareshtur me mjet të ftohtë.