Në ditën e fundit të pushimeve të saj, 24-vjeçarja kishte pësuar të vjella. Ajo thotë se edhe fluturimi nga Portugalia drejt Britanisë ishte shumë i lodhshëm dhe nuk kishte fuqi të mjaftueshme për ta përballuar. Ajo shkoi në spital për të bërë kontroll mjekësor dhe iu nënshtrua analizave. Mjekët zbuluan se ishte infektuar me bakterin e quajtur “campylobacter”.
Pasi qëndroi një javë e shtruar në spital ku po trajtohej për helmim të rëndë, 24-vjeçarja pranoi se kishte prekur një mace, që me shumë gjasa mbarte këtë virus. Kur u kthye në shtëpi, blogerja nuk i ndiente më këmbët. Gemma mbeti e paralizuar në anën e majtë nga mesi e poshtë. Mjekët e diagnostikuan atë me sindromën “Guillain-Barre”. Pas 14 vitesh trajtim, fatmirësisht blogerja mundi të rifitonte aftësitë e saj. /tvklan