Macron krah Greqisë: Nuk lëkundemi përballë provokimeve të Turqisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron doli në krah të Greqisë dhe kundër Turqisë në deklaratat e tij pas Samitit të BE.

“Ne u kthyem në çështjen e Turqisë pas konkluzioneve të 2 tetorit dhe posaçërisht pas rifillimit të veprimeve të njëanshme dhe provokimeve nga ana e Turqisë, në mënyrë që të riafirmojmë shumë qartë qëllimin tonë për dialog.
Por konkluzioni ynë është se pas përfundimeve të 2 tetorit, Turqia vendosi të vazhdojë me të njëjtat metoda dhe, prandaj rikonfirmoj mbështetjen tonë për Qipron dhe Greqinë, dhe synimet tona për të mos u lëkundur përballë këtyre provokimeve.
Ne do t’i kthehemi kësaj çështje me vendime në muajt e ardhshëm, në varësi të zhvillimeve të sjelljes së Turqisë”,tha Macron.

Loading...