Macron: Notrë Dam do të rindërtohet brenda pesë viteve

Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh sot se kërkon që katedralja e Notrë Dam në Paris, pjesërisht e shkatërruar nga zjarri, të rindërtohet brenda pesë viteve.

“Ne do ta rindërtojmë katedralen edhe më të bukur dhe dua që kjo të përfundojë brenda pesë viteve”, deklaroi presidenti gjatë një fjalimi shumë të shkurtër në televizion, 24 orë pas ngjarjes dramatike.

Ky afat i shprehur nga presidenti francez përkon me organizimin e Lojërave Olimpike në vitin 2024. /atsh

Loading...