MADRID – 17 migrantë të vdekur dhe 17 të humbur në brigjet spanjolle

Shtatëmbëdhjetë migrantë nga Afrika e Veriut u mbytën dhe 17 të tjerë rezultojnë të humbur, në përpjekje për të mbërritur në brigjet e Spanjës, raportoi shërbimi spitalor spanjoll i shpëtimit.

Viktimat ishin pjesë e dy grupeve të migrantëve në anije të ndryshme.

Trembëdhjetë viktimat u gjetën në detin Alboran, ndërsa 80 të tjerë u shpëtuan dhe u transferuan në enklavën spanjolle të Melillas, në kufi me Marokun.

Katër të tjerë u mbytën pasi varka e tyre përfundoi në një shkëmb në perëndim të ngushticës së Gjibraltarit, ku 22 persona arritën të mbijetojnë.

Ndërkohë, kanë filluar kërkimet edhe për 17 persona të tjerë, të cilët rezultojnë të humbur.
ATSH Nga Oliver Serani

Loading...