Madridi autorizon atletët kosovarë të përdorin flamurin dhe himnin

Spanja do të autorizojë atletët kosovarë që të përdorin simbolet e kombit të tyre (flamur, himn), që nuk njihen nga Madridi, gjatë garave ndërkombëtare të organizuara në territorin e saj, njoftoi sot Komiteti Olimpik Spanjoll (COE), duke iu përgjigjur kështu një kërkese të CIO-së (Komiteti Ndërkombëtar Olimpik).

“Qeveria spanjolle do t’i japë viza të rregullta delegacioneve sportive të Kosovës që do të marrin pjesë në garat sportive në Spanjë dhe do t’i autorizojë që të përdorin simbolet e tyre kombëtare, himnin dhe flamurin, sipas protokollit olimpik”, shkruan COE-ja në një komunikatë.

Vendimi i marrë nga Ministria spanjolle e Punëve të Jashtme sipas deklaratës së COE-së, vjen vetëm 24 orë pasi Juan Antonio Samaranch, zëvendëspresidenti i CIO-së, kishte theksuar se mosnjohja e Kosovës nga Madridi përbën një pengesë për organizimin e garave të mëdha sportive ndërkombëtare në Spanjë. /atsh

Loading...