Magji në ndeshjen Milan-Celtic, 4 gola për 26 minuta në ‘San Siro’

Milani po luan në “San Siro” ndaj Celtic, sfidë e vlefshme për raundin e pestë të fazës së grupeve në Europa League. Takimi ka nisur shumë keq për kuqezinjtë, të cilët kanë humbur Simon Kjaer dhe kanë pësuar dy gola.

Mbrojtësi danez, një ndër më të mirët e ekipit italian këtë sezon, pësoi një dëmtim dhe i la vendin Romagnolit në minutën e 11-të. Tre minuta më parë erdhi goli i parë i skuadrës skoceze.
Gafë e Krunic dhe finalizim i australianit Tom Rogic. Celtic nuk u ndal dhe dyfishoi shifrat në minutën e 14-të falë rrjetës së Odsonne Edouard. Kryesuesit e Serie A reaguan dhe kanë rikthyer baraspeshën me dy gola brenda dy minutave. Hakan Çalhanoglu tregoi klas në një goditje dënimi në minutën e 24-t.#
Portieri mik në vend dhe topi në rrjetë. Kuqezinjtë morën zemër dhe arritën barazimin 120 sekonda më vonë. Samu Castillejo autori i golit, me spanjollin që shfrytëzoi një rrëmujë në zonën e Celtic.
Katër gola për 26 minuta dhe ndeshje spektakolare në “San Siro”. Milani tenton fitoren për të mbyllur çështjen e kualifikimit (duhet edhe që Lille të mposhtë Sparta Prague).

Loading...