Maja shpreh vlerësimin për Ramën: Do e votoja PS-në me shumë dëshirë por nuk mundem

E ftuar ditën e djeshme në emsionin Expuls, Maja ka rrëfyer ndër të tjera një aspekt njerëzor dhe qytetar të saj. E pyetur për situatën politike në vend dhe nëse ndonjëherë e kishtë parë veten si pjësë të saj, si shumë nga kolegët e saj, ajo u përgjigj:

“Në jemi në një farë mënyre pjesë e saj. Në shqiperi politika është shumë direkte, në gjermani njerëzit nuk flasin për politikë. Je i ndikuar nga partitë, ne tani po mësohemi me plurarizmin. Duke qenë dhe vend i vogël, ti ndikohesh.

Unë nuk e shikoj fare. Miqte e mi kanë bindje politike, këtu shihet ende Partia Socialiste si komuzizëm. Nuk ka lidhje, njerëzit i kanë në kokën e tyre, nuk janë në realitet. Është emër si socialstë në gjithë botën. As veprimet nuk kanë lidhje me komunizmin, s’ka lidhje. Komunizmi është tjetër gjë dhe PS tjetër gjë. Janë thjeshtë emra partish.”-tha Maja.
Kësaj përgjigjeje, gazetari iu kthye me batutë duke i kujtuar këngëtares origjinën nga Vlora.

“Ne jemi patriotë. Shquhemi, e duam Vlorën. Unë di të them qe Vlora ka ndryshuar shumë, dhe unë jam shumë e lumtur. Kush nuk ka sy e kush nuk ka dritë t’a pranojë, nuk e pranon. Natyrisht duhen përkrahur me patjeter sepse kanë bërë gjëra të bukura”- u shpreh ajo

Sa i përket zhvillimeve në Tiranë, ajo zgjodhi te mos japë një komentim direkt për betonizimin e Tiranës, por duke ia vënë fajin ndër vite zhvillimeve pa kriter.

Ndërsa kur u pyet në mënyrë direkte se për kë do votonte në 25 prill, ajo tha se do e vontonte me shumë dëshirë Partinë Socialiste por nuk mundet pasi është nën shtetsase gjermane. Ndër të tjera ajo tha:

Nuk kam çfarë t’i kërkoj shtetit si mbëshetje si artiste unë, kur nuk paguaj taksa.

Loading...