Majk në një lidhje me Era Istrefin? Majk flet për herë të parë

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, Majk i është përgjigjur edhe pyetjeve nga Facebook e një prej fansave e pyeste nëse ka pasur një lidhje me Era Istrefin pasi në një intervistë ka deklaruar se këngën “S’jena mo” ja ka dedikuar asaj.

Pas kësaj pyetje Majk qeshi dhe të gjithë menduan se mes tyre vërtet ka pasur një lidhje. Por më pas reperi e mohoi dhe u shpreh se Erën e ka mikeshë.

“Me motrën e saj kam pas një bashkëpunim në të kaluarën. Ajo është nga Prishtina dhe unë nga Prishtina dhe njihemi nga rrethi i ngushtë. Njihemi prej kohësh, por shoqërisht”, u shpreh Majk./xing/

Loading...