Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, e cilësoi të paprecedentë thirrjen e Presidentit Ilir Meta drejtuar shqiptarëve, që të mblidhen më 8 dhjetor në “Qytet Studenti”, për një tubim në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës.
I pyetur nga mediat, ministri Majko kritikoi Kreun e Shtetit, teksa tha se ai duhet të ulë palët në tavolinë për dialog dhe jo të bëjë thirrje për miting.
“Nuk është koha për tubime, 8 dhjetori i takon një situate të caktuar. Presidentit i duhet të ulë palët në tavolinë dhe jo të bëhet palë.
Nuk e kuptoj konceptin se duhet të dalë presidenti nëpër Shqipëri dhe të bëjë miting. Nuk di të ekzistojë ky precedent në vende të tjera perëndimore, ku ne aspirojmë”, tha Majko.
Loading...