Majlinda Kelmendi i sjell tjetër medalje Kosovës, fiton kundër Belges në Katar

Vjen edhe medalja e dytë për Kosovën në Masterin e Dohas.

Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Majlinda Kelmendi arriti të fitojë kundër belges, Charline Van Snick. Pas pak mund të vije medalja e tretë, me Nora Gjakovën, që po e kërkon të bronztën në -57 kg.

Loading...