Major Bledar Bimaj, feston 38-vjetorin e tij të lindjes në krye të detyrës

Forcat e Policisë Ushtarake dhe të Forcave të Armatosura ndodhen prej tre javësh në terren, duke shërbyer në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit dhe duke harruar madje edhe gëzimet e tyre.

Kështu ka ndodhur me major Bledar Bimajn, i cili ka festuar 38-vjetorin e tij të lindjes në krye të detyrës. Në videon që publikon ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shihet momenti kur kolegët e tij suprizojnë major Bimaj në rrugë.

“Po jetojmë ditë të vështira por pikërisht në ditë të tilla vlerësohet edhe më shumë sakrifica, kontributi dhe solidariteti njerëzor. Djemtë e Policisë Ushtarake, të cilët bashkë me 5 mijë efektivë të Forcës së Armatosur prej 3 javësh janë në terren, kanë suprizuar kolegun e tyre major Bledar Bimaj në 38-vjetorin e lindjes. Çaste të tilla janë burim force e energjie për t’ia dalë mbanë të gjithë bashkë. Gëzuar ditëlindjen major! Faleminderit për shërbimin çdo efektivi të FA! 🇦🇱”, shkruan Xhaçka.

Loading...