Makarona me kimë,kush do i refuzonte

Receta

Përbërësit

500 gr makarona
500 gr mish i grirë viçi
3 karrota të grira imët
1 qepë e madhe
1 spec jeshil
kripë
vaj ulliri
2 lugë salcë domatesh

Përgatitja:

Në fillim ziejmë makaronat në mënyrën e zakonshme. Ndërkohë në një tigan përgatisim kimën.

Skuqim qepën me vaj ulliri dhe e lëmë derisa të fishket.

Shtoni karotat dhe specin e prerë hollë. Trazojini mirë dhe shtoni mishin e grirë.

Shtoni ujin, kripën apo edhe erëza të tjera nëse doni. E lini derisa ta pijë tërësisht ujin. Shtoni salcën e domateve dhe e lini përreth 5 minuta.

Kima është gati dhe mund t’ja shtoni sipër makaronave.

Loading...