Kjo recetë është kaq e shëndetshme dhe kaq e shijshme sa do të doni ta provoni përsëri e përsëri.
Zieni makaronat (cilën lloj të preferoni)
Në një tigan tjetër skuqni qepën, mishin e pulës të ndarë në ciopa të vogla, perimet (bizele, misra, brokoli etj.) në fund i hidhni pak (gjysëm gote) lëng pule që keni pasur në frigorifer deri sa të bëhet një masë e trashë.
Kulloni dhe shtroni makaronat në tavë, i trazoni me pak gjalp.
Hidhni mbi masën e përgatitur dhe shpërndajeni mirë.
Në fund hidhni djath parmixhan të grirë dhe thërrime buke të përzier.
Mund ti hidhi edhe djath mocarela të copëtuar dhe të bëni ndryshime të vogla në recetë sipas dëshirës dhe fantasisë suaj.
Piqeni në 220 gradë deri sa të shkrijë djathi dhe të marrë një ngjyrë të artë.
Ju bëftë mirë!