Makina del nga rruga dhe përmbyset, shpëtojnë mrekullisht dy persona

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Fushë Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Gazetarja Sonila Musai bën me dije për “Ora News”se për fat të mirë shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në mjet, kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjet e shkaqeve.

Loading...