Pas disa orë kërkimesh polumbarët kanë arritur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupat e dy punonjësve të OSHEE që humbën jetën mesnatën e së martës në Gjirokastër.
Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë Selfo Kllafa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj, 64 vjeç.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që dy punonjësit e OSHEE në përpjekje për të kaluar lumin, fatkeqësisht janë marrë nga rrjedha.
Si pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër.
Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.