Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkulloi në rrjetet sociale ku thuhej se një mjet policie pasi kishte aksidentuar një qytetar, ishte larguar nga vendngjarja.
Përmes një deklarate zyrtare blutë e Vlorës kanë hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa theksojnë se 27-vjeçari me inicialet G.A., teksa ishte në biçikletë ka humbur kontrollit dhe është dëmtuar lehtë.
Po ashtu thuhet se i riu është transportuar në spital për mjekim dhe më pas është larguar për në banesë.
NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale ku pretendohet se një mjeti i policisë ka aksidentuar një shtetas dhe më pas është larguar nga vendngjarja ju bëjmë me dije se: Rreth orës 19:15 në rrugën Hysni Alimerko, Vlorë, shtetasi G.A., 27 vjeç, duke qarkulluar me një biçiklet elektrike, ka humbur kontrollin dhe është vetëdëmtuar lehtë.
Patrulla e Policisë që mbulon zonën menjeherë sapo e kanë konstatuar janë afruar dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. U kryen veprimet e mëtejshme nga specialistët e Qarkullimit Rrugor për shtetasin G.A., i cili pas marjes së mjekimit në Spitalin e Vlorës, është larguar në gjendje të mirë shëndetsore.
DVP Vlorë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.