Makina merr përpara këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Durrës, në zonën e Shkozetit.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se një automjet me drejtues shtetasin Kejsi Korçuku ka përplasur një këmbësor.

I lënduari është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili po merret në pyetje.

Automjeti po lëvizte nga Shkozeti në drejtim të Durrësi, ndërsa i plagosuri ende i paindetifikuar i ka dalë papritur përpara.

Gazetari raporton se makina nuk ka qenë me shpejtësi të madhe, por sërish shoferi nuk ka mundur të manovrojë.r.t/abcnews.al

Loading...