Makina pa shofer përplaset në SHBA, humbin jetën 2 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në SHBA, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 2 persona. Mediat vendase kanë shkruar se makina “Tesla” është përplasur me një pemë në veri të Hjustonit, ndërsa policia bën me dije se makina nuk kishte shofer.
Gjithashtu, autoritetet policore bëjnë me dije se makina po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe nuk arriti të devijonte një pengesë që doli në mes të rrugës, duke u përplasur më pas me një pemë e shpërthyer menjëherë në flakë.
Mediat, duke cituar policinë, shkruajnë se pasi flakët janë shuar, janë identifikuar se në makinë ishin dy persona, njëri në sendiljen e pasagjerit dhe tjetrin në seldien e pasme të Teslas

Loading...