Në lagjen “Kushtrim” në Vlorë një mjet i markës benz ka aksidentuar shtetasin M.S, i cili për shkak të plagëve të marra ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore .
Drejtuesi i automjetit nuk është identifikuar, ndërsa grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 21.01.2021, rreth orës 18:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.