Pasditen e sotme, një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e kthesës së Rinasit.
Sipas uniformave blu, mjeti me drejtues M. Zh., është përplasur me motorin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H., ku si pasojë e aksidentit ka marrë dëmtime efektivi i cili pas marrjes së mjekimit ka dalë nga spitali.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 29.08.2021, rreth orës 18:20, tek kthesa e Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorrin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H, i cili si pasojë është dëmtuar dhe pas marrjes së mjekimit, doli nga spitali.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” thuhet në njoftimin e policisë.