Makina përplas për vdekje shqiptaren, zbardhen detajet e rënda

Një 24-vjeçare shqiptare nga Kosova është përplasur për vdekje nga një automjet në Itali.

Siç raportojnë mediet në Itali, Blerina Kryeziu ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e kujdesit intensiv në Ca’ Foncello.

E reja nga Kosova që punonte si kamariere në një restorant në Itali u godit të premten nga një automjet, por, pas tri ditësh qëndrimi në spital,ajo ndërroi jetë, pasi nuk ia doli të mbijetonte.

Blerina Kryeziu, 24-vjeçare nga Kosova, punonte si kamariere në restorantin e njohur “da Silvano”, prej më shumë se tre vitesh. E reja ishta martuar prej disa muajsh.

Të premten rreth orës 19:00 , Blerina ishte duke ecur në këmbë përgjatë rrugës në via San Martino, kur një makinë tip Nissan e goditi duke e përplasur rreth 10 metra.

Loading...