Makina përplaset me një motor në Sarandë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, në lagjen numër 3 të qytetit.

Paraprakisht mësohet se në aksident janë përfshirë një motor dhe një makinë, ku të plagosur mbetën dy drejtuesit e mjeteve.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Loading...