Makina përplaset me shtyllën elektrike dhe del nga rruga,humb jetën 17- vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës. Mediat kosovare bëjnë me dije se viktima është një 17-vjeçar dhe ngjarja ka ndodhur në orën 06:50 të mëngjesit të sotëm. Lajmin e bënë me dije policia e shtetit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se i mituri ka humbur kontrollin e mjetit nga shpejtësia, duke goditur fillimisht një shtyllë elektrike e më pas duke përfunduar jashtë rrugës. Shoferi i makinës, është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 06:50 në fshatin Talinovc të Muhaxherëve në Ferizaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë vetëm një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore . Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Pojatë në drejtim të Ferizajt dhe për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes dhe godet një shtyllë elektrike të betonit, ku dhe përfundon jashtë rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, humb jetën pasagjeri L.A. ( M/K), i moshës 17 vjeçar, ( vdekjen e tij, e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal të Ferizajt) , ndërsa lëndime trupore pëson, drejtuesi i automjetit N.A ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili pasi ka marr ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, njofton policia

Loading...