Incidentet shpesh shoqërojnë sezonin e verës në Shqipëri.
Shqiptari nga Kosova Adnan Arifi, i cili ishte duke kaluar në “Rrugën e Kombit” me familjen, kur i ndodhi qe makinës iu ça goma.
Shqiptari nga Kosova ndaloi në korsinë e emergjencës ku qëndroi për orë të tëra, pasi asnjë nga makinat që kalonin nuk ndaloi per ta ndihmuar.
Kjo zgjati derisa një makinë policie u shfaq dhe shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, i ka ofruar menjëherë ndihmë.
Gjithashtu, Bushgjokaj i ka paguar të gjitha shpenzimet e sherbimeve te ofruara nga gomisteri.
“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoj, madje ishin me tabela të Kosovës.
Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt që ishte aty.
Madje, Shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka deklaruar Arifi për mediet kosovare.