Deputeti i opozitës në parlament Lefter Maliqi gjatë fjalës së tij në seancë plenare tha se paketa anti-shpifje e projektuar për miratim nga qeveria është lojë me zjarrin dhe jo vijë e kuqe.
Maliqi iu ka bërë thirrje popullit, gazetarëve, intelektualeve, artistëve të ngrihen për të shporrur këtë qeveri dhe klasë politike, pasi përndryshe nuk jetohet më në Shqipëri.
“Ligji për median nuk është vijë e kuqe, por loja me zjarrin. Këta sot do votojnë edhe një ministër sepse lekët tuaja janë të tepërta ndërkohë që mund të ishin bërë 10 apartamente. Po tallen me lekët tuaja.
Gazetarë nga ju, artistë, studentë opozitarë ngrihuni në janar, jo më me drita të ndezura dhe të ikni, por të ngriheni kundër babëzizë dhe korrupsionit. Nuk ke çe do të rrish këtu kur populli vuan. Nuk ke çe do këtu kur mbyllet kjo liri dhe demokraci. O të ngrihemi dhe ti shporrim një herë e mirë ose ndryshe nuk jetohet në këtë vend”, tha Maliqi.