Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi hodhu akuza ndaj qeverisë Rama dhe ministrave të tij.
Maliqi tha se para se të arrestohet Ilir Meta duhet të arrestohet Rama ndërsa deklaroi se duhet të bëhet një marrëveshje për të ndryshuar sistemin zgjedhor.
“Bushati po degjenerohet se foli kundër Ramës. Xhafaj nuk flet dot. Kush janë këta dy tre të fortë që vendosin. Unë kam demaskuar drejtuesin e policisë. Sandër Lleshaj është ushtarak .
Ku i ka drejtorët e burgjeve. Rama shiti Dakon, Qazimin. Këta tallen me ju. Vjedhin, abuzojnë. Unë jam për një marrëveshje dhe të ndryshohet sistemi zgjedhor.
Për 300 ditë avione, drogë. Keni thënë këtu do arrestohet Ilir Meta.
I pari që do arrestohet ai i gjati që ka miliona e miliona. Ku do t’i çojnë këta lekë. Fajin e ka Sali Berisha dhe Ilir Meta që hapën rrugët dhe kanë ikur.
Po të ishin ata që kanë ikur këtu do e kishin marrë këtë të gjatin e kishin hedhur në kosh. Me kanë çuar edhe mesazh. Këta kanë frikë. Këta tani për shkak të aleancës së opozitës e ndjejnë frikën. Nëse nuk ndryshon sistemi elektoral ky vend ka marrë fund”, tha Maliqi.