Ai thotë se do ta votojë reformën, por provokon duke deklaruar se votat kryeministri i ka, por e di që zgjedhjet e ardhshme do të jenë fundi i tij.
“Ramzi lëre aktrimin, intrigën, shoë-n se të doli boja jo vetëm në Shqipëri, por dhe tek ndërkombëtaret.
Frikacak boll bërë të fortin, mos hidh gurin e fshih dorën, do e votosh si Çeço marrëveshjen për Reformën zgjedhore të 5 Qershorit në Rezidencën Amerikane.
Mos shit mënd se s’po shet ikona, mos përdor e shit opozitën parlamentare duke përberë lajm fallco se po u mbush mendjen sot me takim te dytë.
Bëhu burrë sille shpejt marrëveshjen zgjedhore për votim në parlament se garën, sfidën e ke me opozitën legjitime jashtë. Votat i ke mbi 100 kur do siç i ke pasur për PPP-të, KÇK, Klsh, antishpifjen, komisionin farsë për shkarkimin e Presidentit etj, s’të pijmë me ujë djallëzit, aktrimet, shtrëngo rripat dhe prano fundin në zgjedhjet e ardhshme ku gropën më të madhe e ke nga socialistet e zhgënjyer, bashkëpunëtoret e tu që u fute thikën pas shpine si mosmirënjohës dhe nga mallkimet e qindra e mijëra shqiptarëve qe i ke terrorizuar, kërcënuar, varfëruar, burgosur etj etj.”-shkruan Lefter Maliqi.