Maliqi, Ramës: ‘Bëhu burrë dhe prano listat e hapura 100%’

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi i është drejtuar kryeministrit Edi Rama që të pranojë listat e hapura 100%.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Maliqi shkruan se Rama ose duhet të zgjedhë demokracinë me lista të hapura, ose pushtetin në tavolinë me mafian, oligarkët dhe drogën.

Sipas tij refuzimi i listave të hapura 100% tregon një rilindje të kapur dhe të keqpërdorur.

“Opozita parlamentare ka kërkuar dhe kemi firmosur në mënyrë unanime të 39 deputetet për lista të hapura 100%. Zgjidhni jeni me shqiptaret qe duan lista te hapura 100% sic kemi firmosur te 39 apo lista të pjesshme e prishje koalicionesh sic do Rilindja e krimit. Dy rruge keni o rreshtohuni me popullin ashtu sic keni firmosur ose u doli boja shkoni me Rilindjen si te kapur dhe te keqpërdorur. Listat e hapura demokraci e paster, populli voton partine brenda kualicionit dhe kandidatin për Deputet sipas nr.

Ramzi zgjidh do demokracinë me listat e hapura 100% apo do pushtet ne tavoline me mafien, oligarket, drogen, institucionet e kapura dhe krimin.Ja fleta e votimit e thjeshtë e kuptueshme, votohet partia brenda koalicionit dhe kandidati për deputet sipas nr.Ramzi o ditezi që mbete me djallezi behu burrë prano listat e hapura 100% sic duan Shqiptaret dhe shikoje sa do të vlej lekura e ujkut që mban të mbrojtur me antiplumb.

Antiplumbin ta çpon populli me vote të drejtperdrejt me lista te hapura 100%. Hiqe maskën e zeze, vere maskë të bardhë si gjithë populli”,- shkruan Lefter Maliqi.

Loading...