Bashkëngjitur videos, Maliqi ka edhe një kërkesë me doza ironie për kryeministrin Rama.
Ndërsa shkruan se kryeministri sot ka përvetësuar të gjitha postet më të larta të vendit, Maliqi i kërkon Ramës të mos e shkarkoje Presidentin, të mos ia plotësojë këtë dëshirë, duke e paralajmëruar se nëse kthen Ilir Metën në bazë pjesëmarrjen në votimë do e ketë edhe më të ulët se 30 qershori.
“Z.Kryeministër, Kryepolic, Kryeprokuror, Kryebashkiak, Kryekomandant, Kryediplomat, Kryerilindas, Kryekushtetues , Kryeopozitar të lutem mos u bej dhe President, të lutem 1000 herëmos e shkarko Presidentin, se po e bërë do të bien të gjitha detyrat e mësiperme. Shih videon është e 2005 me cilësi jo të mirë dhe mori 5 mandate dhe në 2017 mori 19 mandate deputetësh, të lutem mos e kthe në bazë se do ta marr timonin dhe tepsinë do ja jap popullit.
Mos ja plotëso dëshirën se nga 21,6% sipas teje mqse vet votove vet i numerove , po e shkarkove do përfundosh 11.6%.
Kam besim se ti s’je as ironik as arrogant por je njëri që punon për popullin, po e lulëzon këtë vend me papunësi, krime, trafiqe, korrupsion, emigrim masiv, shantazhe, kercenime, burgosje tëvarfërish për energji elektike, për 3 gr droge, dhe arrestime politike.
Emërime nepotike me drejtues arrogant e të paaftë. Kthjellohu, reflekto, shijoje pasurinë që ke vënë për 20 breza në kurriz të socialistëve të ndershëm të zhgënjyer dhe shqiptarëve që i ke katandis si mos më keq ku 85% e tyre s’bëjnnë dot një ditë plazh.” shkruan Maliqi.