Para policisë ata kanë shfaqur pendesë, ndërsa nipi 16-vjeçar ka pranuar edhe që e kanë hedhur trupin në rezervuar, shkruan ora.
Për ngjarjen kanë folur edhe fqinjët dhe të afërmit, të cilët kanë thënë se nipi i tyre ishte njeri problematik.
“Gruaja jetonte e vetme, burri dhe fëmijët ishin në emigracion në Greqi. Nipi i tyre ka qenë problematik, babain e ka në burg për drogë”, u shprehën fqinjët për mediat.
Fqinjët thonë se tre autorët duhet të marrin dënimin më të rëndë për krimin që kanë kryer.
Loading...