Mallkimi grek vazhdon, shqiptari gjendet i vdekur ne burgun e Trikalles

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 36-vjecar shqiptar është gjetur i vdekur në qeli.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikallës në shtetin grek ku thuhet se një auto-ambulancë e transportoi shqiptarin për në spital, por ai mbërriti atje i pajetë.

Pas ngjarjes se rende mesohet se po kryhen hetimet dhe pritet të zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e vdekjes të 36-vjecarit nga Shqipëria.

Sipas mediave, shqiptari pretendohet se është rrëzuar në qeli e pas kësaj është dërguar në spital, megjithese ky variant nuk është zyrtar dhe për këtë arsye pritet autopsia.

Loading...