Manaferra dhe ‘mrekullitë’ e saj për shëndetin e organizmit tonë

Manaferra për ekspertët e mjekësisë popullore është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut.

Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak. Ky frut lufton gripin dhe të ftohurit.

Ndërsa në sezonin e tyre të pikut, manaferra të kënaq dhe është e mjaftueshme për një meze të lehtë ushqyese apo ëmbëlsirë.

Një filxhan manaferra të freskëta ka 62 kalori, 1 gram yndyrë, 15 g karbohidrate, 8 gram fibra, 2 gram proteina dhe vetëm 1 mg natrium. Kur duhet të hahet manaferra?

Manaferra është një nga dhjetë ushqimet që përmbajnë më së shumti antioksidantë.
Manaferrat janë të mbushura me polyfenole që ndihmojnë për të parandaluar kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Manaferrat janë të mbushura me antocyanina (antioksidantë të cilat i japin manaferrës ngjyrën e tyre të thellë e të purpurt), të cilat ndihmojnë në mbajtjen e kujtesës dhe mbrojtjen nga rreziku i hipertensionit.
Manaferrat përforcojnë enët e gjakut, ndihmojnë luftimin e sëmundjeve të zemrës dhe ndihmojnë përmirësimin e shikimit.

Loading...