Manastirliu: 127 do jetë vetëm për urgjencat, ja ku të kërkoni informacion për COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në dispozicion të qytetarëve do të jetë së shpejti dhe një numër tjetër telefoni përveç atij të urgjencës kombëtare 127.

Manastirliu tha se ky numër do t’iu vijë në ndihmë qytetarëve për informacione në lidhje me koronavirusin, ndërsa numri 127 do të jetë vetëm për urgjencat.

“Po kemi menduar një zgjidhje tjetër pavarësisht se qendra kombëtare emergjencave ka kapacitetin për fluks thirrjes por janë dy tipologji njerëzish që kërkojnë ndihmë.

Janë ata që telefonojnë për COVID-19 dhe qytetarë që duan informacion. Ne duam të hapim një linjë të gjelbër për qytetarët që kërkojnë informacion 08004040 i cili do të jetë numër i vendosur në dispozicion të qytetarëve për informacion për COVID-19.

Për të krijuar dhe lidhjen mes qytetarëve dhe mjekut të familjes duke shmangur vajtjen në qendrat shëndetësore dhe për gjithë shqetësimet për paketën e rimbursimit të barnave.

Do të jetë një linjë e dedikuar, e cila bëhet funksionale sot. Ne jemi duke punuar për çështjet teknike për trajnimin e stafit që të ulim fluksin e tel në 127, i cili do vijojë të jetë numër i dedikuar për urgjencat”, deklaroi ministrja.

Loading...