Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë në Facebook foton e mjekëve që po udhëheqin menaxhimin e situatës së pandemisë në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Doktoreshë Anila, doktoreshë Mira, doktoreshë Numila, doktoreshë Adriana, doktoreshë Gjeorgjina, doktor Petriti dhe stafet mjekësore që kanë fatin të udhëhiqen prej tyre, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme, me sakrificë dhe profesionalizëm.
Po sfidojnë vështirësinë e kohës që ka sjellë pandemia, dhe nuk po lënë asgjë mangët, në shërbimin mjekësor për vogëlushët që trajtohen prej duarve të tyre të arta.
Loading...