Ministria e Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp sqaroi më në detaje se cfarë do të përmbajë faza tjetër lehtësuese në kuadër të masave të marra për frenimin e COVID 19.
Sipas saj, të gjitha masat lehtësuese do të kalojnë përmes një vlerësimi dy javor të pandemisë dhe nëse rastet me këtë virus rriten, ka edhe rikthim pas, pra tek masat më të rrepta.
“Transporti taksi me një pasagjer nga qyteti në qytet do jetë një tjetër shërbim që planifikohet të lehtësohet. Masat lehtësuese do vlerësohen cdo 2 javë, plani parashikon edhe rihapjen e disa bizneseve të tjera me pak risk. Nëse në 2 javë nuk kemi nevojë të ngremë frenat në fillim të muajit maj mund të zgjerojmë lëvizjen e makinave dhe këmbësorëve brenda qyteteve”,- tha ajo.