Manastirliu: Situata është serioze po bëjmë më të mirën që të kemi më pak viktima

Ministrja Ogerta Manastirliu duke folur për mënyrën se si vendi ynë po përballon pandeminë, tha se situata është serioze, por që është e përballueshme.

Ministrja sqaroi se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve.
“Sot situata paraqet qëndrueshmëri, numri i infektimeve ditore është në një situatë normale, jemi në skenarin e dytë të strategjisë sonë, prandaj është e përballueshme. Lufta është për të gjurmuar dhe izoluar virusin.

Bilancet duhen bërë në fund, them unë, por Shqipëria sot ka numrin më të ulët të infektimeve në rajon. Për shembull, rastet totale për fatalitet për 1 milion banorë ne lëmë prapa vendet e rajonit përjashtuar Serbinë.

Shifrat tregojnë që ne jemi shumë më ulët se vendet e e tjera. Situata është serioze, unë nuk mund të them mirë, por ne po bëjmë më të mirën për ta përballuar me më pak kosto dhe kur them kosto flas për viktimat”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Loading...