Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nismës për të dhuruar gjak, në ndihmë të personave të prekur me koronavirus.
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ministrja ndau me të gjithë faktin se një personel mjekësor, Ardit Toska i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak.
MESAZHI I MANASTIRLIUT:
Ardit Toska i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19✅
Gjithçka është gati për të nisur trajtimin plotësues edhe me këtë terapi, sipas protokolleve mjekësore, nga ekipet tona të përkushtuara në dy spitalet COVID.
Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty!
🩸Dhuro gjak/plazëm!
Apliko tani👇
http://shendetesia.gov.al/dhuroni-gjak/