Manjani: Kokaina e Maminasit në magazinat e shtetit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bëri sot një deklaratë ‘bombë’ në lidhje me sasinë e kokainës të sekuestruar në Maminas, ku u bllokuan 613 kg drogë.

I ftuar në emisionin ‘A Show’ në ‘News24’ Manjani tha se ka dyshime që ajo drogë ndodhet ende në magazinat e shtetit, ndërsa sipas tij këto ngjarje nuk janë zbardhur. Teksa komentoi debatet mes opozitës dhe maxhorancës, Manjani tha se gjithçka është teatër.

“Mendoj se gjithçka është teatër, i cili në thelb tenton të fsheh dy ngjarje të rënda. Tonat këtu dhe tonat në raport me botën. Është ngjarja e Maminasit dhe Xibrakës. Janë dy ngjarje, që të gjithë e dinë që janë të zbardhura, po askush nuk shkon prapa hekurave. Të marrësh përsipër që të sjellësh 615 kg kokainë (613) lëndë të parë dhe më pas po ta shumëfishosh, bëhet shumë. Meqë ra fjala ajo nuk dihet se ku është sot. Kam shumë dyshime se ndodhet në magazinat e shtetit, por e lëmë dhe këtë që mos të hedhim konspiracion. E dyta; të bësh laboratorë për përpunimin e lëndës së parë, nuk bëhen pa dijeni të kryeministrit. Këto ngjarje tentohen të shtyhen dhe të krijojnë tensione”, tha Manjani.
(BalkanWeb)

Loading...